Zbardhet pjesa e dytë të dëshmisë së Behije Arapit, nënës së Gentian Beqirit dhe gruas së Nezir Beqirit, të dy të vrarë në 15 Gusht 2012 në banesën e tyre në Elbasan.
Në një dëshmi të gjatë të dhënë në gjykatën e Posaçme, ku përballë kishte të pandehurit Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Etien Cani, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli dhe Olsi Leku, gruaja e moshuar ka treguar para gjyqtares Etleva Deda, dinamikën e asaj dite që i futi në dhe djalin dhe burrin.
E moshuara në dëshminë e saj, i është drejtuar Etien Canin me fjalët se nëse nuk i bënte gjë shteti, do ishte ajo që do e mbyste me duart e veta, pasi siç e quajti Behija, Etien Cani, ishte njeriu i shtëpisë dhe pikërisht ai i kishte tradhtuar, duke i sjellë vrasësit në shtëpi.
Gjatë seancës gjyqësore, Etien Cani nuk ka folur asnjë fjalë, ndërkohë e moshuara kujtoi para gjykatës se dy ditë para vrasjes së djalit dhe bashkëshortit, ishte Etien Cani dhe Lorenc Skilja, që kishin shkuar në banesën e saj, ku i çuan rrush djalit.
“…Etien Cani ishte si i shtëpisë…ne kishim urdhër nga prokurori që të mos fusnim asnjë në shtëpi, se djali ishte me “arrest shtëpie”. Por tek Etieni kishim krijuar shumë besim…Ky këtu më futi djalin në dhe…nëse nuk i bën gjë shteti, do e mbys me duart e mia…”-ka pohuar në gjykatë Behije Arapi.
Sipas të moshuarës ditën kur ndodhi ngjarja dhe ajo po kthehej në banesë, kishte parë Etien Canin, të dilte nga pallati dhe largohej me vrap.
“…ky le të flasi aty se do t’a mbys me duart e mia, le të flasi aty, që më futi djalin e vetëm në dhe… Më thanë të tjerë mua. Burri në sallon që kishte hapur derën, ai e kishte mbytur. Kur kishte ikur burri në spital, ai merrte frymë akoma, kurse djalin e kishin bërë “kasapanë”. Nuk e ka dëgjuar njeri të fliste. Kanë parë vetëm këtë që ka qënë gjallë kur e kanë çuar në spital…”-,ka dëshmuar Behije Arapi
Për vrasjen e dyfishtë në Elbasan, Gjykata e Posaçme, dënoi me burgim të Përjetshëm, Ardjan Çapjan, Florec Çapjan dhe Olsi Lekun. Ndërsa me 25 vite burgim gjykata dënoi Etien Canin dhe Klajdi Dokolin. Kurse për bashkëpuntorin e prokurorisë Ervis Bardhi, gjykata dha një dënim prej 15 vite burgim.
Nuk e di që djali im ka qënë i arrestuar për vrasjen e Sokol Çapjas. Unë Çapjat, nuk i kam njohur…about:blank
Në shtëpinë tonë, Etien Canit, i hapej dera vetëm. Canin, e kam parë atë ditë, ku ka ndodhur ngjarja. Ky më bëri hatanë e iku me vrap, në mëngjes. Unë po vija nga pazari, ai po turrej me vrap. Mua më shkoj mëndja menjëherë. Më shkoj mendja menjëherë, kur më thanë tek ti janë vrarë.
Ditën e ngjarjes është parë Etien Cani dhe unë e kam parë Etienin. Ky duke hyrë unë duke ikur. Po hynte aty tek hyrja. Do e mohoj ai. Do e mohosh. Kurrë nuk do e mohosh, se po nuk të bëri gjë shteti, unë do të mbys me duart e mia (drejtohet nga i pandehuri Etien Cani)… E vërteta është kjo, që ai po ikte me vrap. Hapi derën, i’a hapi derën aty vrasësve, se vrasësit dihet se kush janë…about:blank
Njëra komshie e kishte parë duke u turr me vrap. Njëra nga komshiet në pallat më ka thënë se: “…kam parë atë djalin që vjen e rri me djalin tënd tha, me gjithë atë tjetrin tha, kur bëri bam tek ti….
Emrin t’a them M…., por mbiemrin s’e mbaj mend. E lagjes, shet bukë ajo. Ajo më tha në momentin që bëri bam tek ti, janë turrur vrap tha, ky edhe tjetri…
Lorenc Skiljan nuk e njoh. Dhe ai ka pas ardhur. Ai vinte me këtë dhe me atë tjetrin, me këto të tre, po ai vinte më rrallë. Ky ka qënë i shtëpisë (drejton dorën nga i pandehuri Etien Cani) dhe ai i kompjuterave. Ai i kompjuterave, atë e quajnë Ervis. Si nuk e morra me të shkruar mbiemrin e atij. Kam dhëndrin përjashta, mos e mban mend ai, të pyesim dhëndrin, Ergys Shima.
Më tej në dëshminë e saj, Behije Arapi, nëna e Gentian Beqirit, ka pohuar në gjykatën e Posaçme se: “…Etienin në e solli ai Skilja, Lorenc Skilja. Etienin e ke për tu shoqëruar, që të mos mërzitesh, i tha. Edhe këtë edhe atë tjetrin, atë të kompjuterave dhe ne patëm formuar një besim të madh te këto. Urdhërin kështu e kishim nga prokurori, që mos të fusja asnjë njeri, ishte në “arrest shtëpie” djali…”.
Por këta vinin e takonin në mënyrë që të mos mërzitej dhe të shtynte kohën, shprehet Behije Arapi. Sipas saj, ditën e ngjarjes burri e ka mbyllur derën. Ishte shumë i sigurt. Ishte shumë i shkathët ai për moshën që kishte, e mbylli me llozë…
Nuk i hapej njeriu tjetër, dera nuk i hapej njeriu tjetër veç atij, Etienit. Vinte dhe ai Ervis Bardhi, vinte gjoja do shikonte kompjuterin e djalit. Një shtetase me ermrin O, vinte ndonjëherë. E kishte ky dashnore…
“…Erdhi natën e dytë Etien Cani, me dy rrush me Lorenc Skiljen. Më futët djalin në dhe ju mua dhe sollët rrush. Nuk më shkonte mendja mua. Kisha formuar besim të madh tek ju…”- është shprehur në gjykatë Behije Arapi.