Plagosi 48-vjeçaren në Tiranë, në pranga autori

Jil
Jil
1 Min Read

Goditi me mjet prerës thikë një shtetase, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Sekuestrohet mjeti prerës thikë, të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kamber Shevroja”, shtetasi M. B., 69 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen V. A., 48 vjeçe, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. B., 69 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë që autori e përdori gjatë ngjarjes. Shtetasja V. A., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *