U vra në oborr në sy të partneres, detaje të reja rreth ekzekutimit

Jil
Jil
2 Min Read

Detaje të reja rreth ekzekutimit të biznesmenit shqiptar në Greqi.

Vijojnë hetimet për identifikimin e dy sulmuesve me kapuç që ekzekutuan me 19 plumba biznesmenin shqiptar nga Shkupi me nofkën “Oki” dhe plagosën partneren e tij 45-vjeçare. Autoritetet thonë se autorët e vrasjes së 39-vjeçarit Orhan Bajrami, tashmë kanë ikur jashtë vendit, me destinacione të mundshme në Shkup, Bullgari apo Turqi.

Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, 39-vjeçari, i cili merrej me kazino dhe tregti të pijeve alkoolike. Ai ishte ulur në oborrin e vilës me qira bashkë me partneren e tij, si dhe një çift tjetër, të cilët nuk u lënduan. Sipas të njëjtave informacione, autoritetet janë njoftuar nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë telefonuar “112”.

Nga hetimet deritanishme ka dyshime se ngjarja mendohet se fsheh pas sherret mes dy bandave rivale që veprojnë në Shkup. Sipas raportimeve, 39-vjeçari, i cili u vra me një pistoletë të kalibrit 32, e dinte se ishte nën kërcënim dhe kishte kërkuar strehim në Greqi, ndërsa sot ai do të duhej të linte dhe vilën e marrë me qira, ndërsa nuk dihet se cili do të ishte destinacioni i ardhshëm.

Vlen të theksohet se në kuadër të rivalitetit mes dy bandave, në muajin mars në një lokal në Shkup janë ekzekutuar me 40 plumba dy bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të “Oki”-t, ndërsa ai vetë sapo kishte mbërritur në lokal. Ndërkohë, atij i kishin shkruar se do të shiheshin ‘së shpejti’. Një muaj më vonë, një shkupjan u ekzekutua në Kosovë, ndoshta si hakmarrje për masakrën e lokalit të Shkupit, pasi jozyrtarisht dyshohej për vrasjen e bashkëpunëtorëve të “Oki”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *