I grabiti bizhuteritë e floririt dhe portofolin gruas në qendër të qytetit

Jil
Jil
2 Min Read

Si rezultat i patrullimit të pandërprerë në terren, veprimeve të shpejta hetimore dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pocket”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. M., 41 vjeç, banues në Fier.

41-vjeçari, me precedent të mëparshëm për dhunë në familje dhe kalim të paligjshëm të kufirit, u kap menjëherë pasi i kishte vjedhur një shtetaseje, në shëtitoren e qytetit të Himarës, kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt, me vlerë totale rreth 60 000 lekë.

Sendet e vjedhura u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 41-vjeçari është gjithashtu autor i dyshuar i vjedhjes së 3 celularëve, në banesën e një shtetaseje, vjedhje e kryer më datë 26 qershor 2023, në Himarë.

Policia e Himarës ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili i ka vjedhur një shtetaseje, në shëtitoren e qytetit, kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt. I arrestuari, rezulton të jetë autor i dyshuar i një vjedhjeje tjetër të kryer më 23 qershor, në një banesë në Himarë.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *