Një aksident i rëndë është raportuar në Kinë.
Në rrjet është duke qarkulluar një video ku një taksi me shpejtësi marramendëse, përplas 4 anëtarë të një familjeje, mes tyre një fëmijë.
Mësohet se familja, burrë e grua, gjyshja dhe fëmija janë shtruar në spital por jashtë rrezikut për jetën.