Një aksident raportohet në rrugën dytësore Kavajë-Golem në orët e mbrëmjes së sotme.
Mësohet se një makinë me targa të huaja ka aksidentuar një motomjet.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spitalin e Kavajës, e për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.