Aksident i trefsishtë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, ku si pasojë një person është dërguar në spital.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur prej parakalimit të gabuar të një prej mjeteve.
Mësohet se radhë të gjata mjetesh janë krijuar në këtë aks për shkak të aksidentit.
Priten informacione të mëtejshme.