“3.4 miliard € qarkullojnë jashtë sistemit bankar”, pëfaqësuesi

Jil
Jil
1 Min Read

Florjan Zekja përfaqësues i shoqatës së eksportuesve në një intervistë televizive foli për ndikimin e rënies së euros në tregun shqiptar/

Ai tha se faktet po tregojnë se as Banka e Shqipërisë nuk po mundtet ta normalizojë dot situatën dhe shtoi se duket se atyre që monitorojnë dhe drejtojnë ekonominë shqiptare, u ka dalë situata jashtë kontrollit

“Nga të dhënat në pikat e ‘exchange’ janë këmbyer 8 miliardë euro. Guvernatori dhe Ministria e Financave e pranojnë që jashtë sistemit bankar janë 3.4 miliard euro që nuk i kontrollojnë, nuk është se janë të pista apo të pa pista, banka e Shqipërisë ka blerë 120 milionë euro, do shkojë deri në 220, por nuk ka pasur asnjë ndikim.

Faktet janë kokëforte dhe nuk është as banka që mund ta normalizojë, për mendimin tim situata i ka ikur nga duart. Atyre që monitorojnë dhe drejtojnë ekonominë shqiptare, u ka ikur situata jashtë kontrollit”,-tha Florjan Zekja.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *