Shqipëria “zgjohet” me lëkundje tërmeti, ja ku ishin epiqendrat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy lëkundje të lehta sizmike janë regjistruar në orët e para të ditës së sotme në Shqipëri.

Bazuar te informacionet e para të Rrjetit Kombëtar të Monitorimit Sizmik, të Institutit të Gjeoshkencave dhe EMSC lëkundja e parë ka qenë në orën 07:58:26 me epiqendër në Fushë Kuqe 2.4 ballë.

Tërmeti është ndjerë nga banorët, por nuk ka pasur dëme, pasi ka qenë i vogël. Pak minuta më pas, në orën 08:05:32 është regjistruar një lëkundje në Hoçisht, Korçë 2.3 ballë. Gjithashtu pa rrezik.

Scroll to Top