JiL.al - Jeto i Lumtur

“Ndarja e dosjes së inceneratorëve është bërë e qëllimtë”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka folur për largimin e Arben Ahmetajt nga Shqipëria ndërkohë që SPAK kërkon ta arrestojë.

Ajo tha se nuk mendon se Arben Ahmetaj nëse do kërkoj azil politik nuk do merret me shkaqe politike, por sipas saj ai do merret me emrat që mungojnë në aktakuzën.

“Janë disa emra që s’janë sqaruar pozicionet tyre. Për shembull Damian Gjiknuri ndodhet në të njëjtat pozita si Ahmetaj, korrupsioni ngelet korrupsion. Veliaj po ashtu, është njeriu që ka vënë në lëvizje të gjithë procedurën për inceneratorin e Tiranës. Veliaj mungon në dosjen hetimore. Tashmë ka nisur historia e inceneratorëve dhe ajo nuk mbyllet dot me disa emra dhe mendoj se nëse ka vullnet nga SPAK mund të kemi dhe një situatë krejt të ndryshme. Kemi Ahmetaj me vepra penale shumë të rënda, por mendoj se Ahmetaj si Koka, Veliaj etj me radhë janë të përfshirë në këtë histori dhe duhet të merremi pak pse nuk është ndaluar kjo procedurë”

Scroll to Top