Mijëra hektarë pyje të djegura nga zjarret në Atikë, vazhdon lufta

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Më shumë se 1000 fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror, pasi rrezikoheshin nga zjarret.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, si dhe ushtria në Greqi po përpiqen të frenojnë përhapjen e flakëve që kanë “pushtuar” Atikën lindore, Kaparellën, Lutrakin dhe Dervenohorian.

Më shumë se 1000 hektarë pyll u dogjën në Lutraki, qyteti që ishte ndër më të goditurit nga zjarri.

Tre zjarrfikës vullnetarë kanë mbetur të plagosur ditën e djeshme por janë jashtë rrezikut për jetën.about:blank

Vala e fortë e të nxehtit që ka goditur Evropën nuk tregon shenja uljeje, ndaj edhe Shërbimi Meteorologjik grek ka paralajmëruar se rreziku i zjarreve të reja mbetet ende i lartë.

Mbi 46 vatra zjarri raportohen në disa zona, përfshirë ketu qytetin turistik të Loutraki, rajonin qendror të Atikës që përfshin kryeqytetin e Athinës dhe qytetin port pranë Pireut në Kretë.

Scroll to Top