Një 31-vjeçare është arrestuar në kryeqytet, pasi duke drejtuar mjetin nën efektin e drogës dhe në sens të kundërt, ka përplasur 3 mjete të parkuara dhe më pas ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Policia ka bërë me dije se në pranga ka rënë shtetasja me inicialet A.O., 31 vjeçe.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen me iniciale A. O., 31 vjeçe, banuese në tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt me lëvizjen, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka goditur tre automjete të parkuara, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia.