JiL.al - Jeto i Lumtur

Gazetari i njohur plas deklaratën ‘bombë’: Klodian Zoto ndodhet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Elvi Fundo ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka folur për megaaferën e inceneratorëve.

Fundo tha në një intervistë me Adi Krastën se Klodian Zoto, njëri prej njerëzve të inceneratorëve, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ndodhet në Tiranë.

“Klodian Zoto mua më thonë se ndodhet në Tiranë. Klodi duhet bërë pendito të paktën”, deklaroi ai.

Kujtojmë se Klodian Zoto është një nga tre personat që fshihen pas vjedhjes së miliona eurove me aferën e inceneratorëve, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan.

Scroll to Top