Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Edessa të Greqisë, ku humbën jetën pesë shqiptarë. Aksidenti i rëndë ndodhi kur makina tip “Benz” me të cilën po udhëtonin shqiptarët u përplasën me një kamion.
Viktimat janë Besim Muçaj, Ilir Daçi, Ergin Peposhi, Ardit Peposhi, Gazment Brahaj. Shoferi i makinës ka qenë një 55-vjeçar, ndërsa pasagjeri në vend të parë një 50-vjeçar.
Në sediljet e pasme udhëtonin dy të rinjtë, 16-vjeçari dhe 19-vjeçari, si dhe personi i pestë 47-vjeçar.
Sakaq mësohet se Ergin dhe Ardin Peposhi ishte kushërinj (djem xhaxhai).