JiL.al - Jeto i Lumtur

“Në të dy anët e marketit”/ Vrasja në Lezhë, Klodiana Lala zbardh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nikolin Marku Lekstakaj është 42-vjeçari mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në Lezhë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi nga vendi i ngjarjes se në të dyja anët e marketit kanë qenë të instaluara dy kamera sigurie.

Autorët kanë qëlluar në lëvizje, pa dalë nga automjeti

“16-vjeçari dhe nëna më treguan se në të dyja anët e marketit kanë qenë të vendosur kamera sigurie, për shkak se është në rrugë kryesore, si edhe për shkak të lëvizjeve jo vetëm të banorëve, por edhe të turistëve. Kamerat e sigurisë i janë dorëzuar policisë me shpresën për të pasur një identikit të autorëve. Një dëshmi tjetër është ajo e vëllait të viktimës, Bledar Lekstakaj, i cili ka thënë se automjeti që lëvizte vëllai ishte në pronësi të tij dhe gjatë gjithë ditës ka qenë në kryeqytet për një problem familjar”, ka raportuar gazetarja Lala.

Scroll to Top