I solli kastraveca dhe shalqi në Kuvend, Frida Krifca

Jil
Jil
1 Min Read

Në kaosin që u krijua në sallën e parlamentit, kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren ra në sy një grindje në distancë me thirrje dhe kunja të ndërsjella. Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi me një poster në duar hidhte e priste me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca.

Në një ditë si kjo, Korreshi ka pasur shumë për të thënë, duke qenë se dje Bashkimi Europian bllokoi fondet e programit IPARD që përdoreshin si ndihma për fermerët. Korreshi i kishte marrë masat më parë dhe në oborrin e kuvendit u paraqir me një shalqi, siç duket në foton më poshtë.

Nuk dihet se çfarë ka komunikuar deputeti i Lushnjës me Ministren e Bujqësisë, por kohët e fundit Korreshi i ka shtuar dozat e humorit në parlament dhe shpesh përgjigjet me batuta apo gallatë për shqetësimet e votuesve të tij.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *