“Përcëllohet” Shqipëria, paralajmëron meteorologia Lajda Porja:

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Temperaturat e larta mbi normën mesatare do të vazhdojnë.

Por sinoptikanët parashikojnë se do të ketë një rënie të temperaturave të paktën deri në fund të korrikut.

Madje metereologia Lajda Porja thotë se fundjava do të shënojë tjetër rekord.

Lajda Porja, metereologe: “Do të thoja që kjo valë, që mund të konsiderohet ndër valët më të egra dhe më të gjatë të shënuara në histori do të qëndrojë deri në fundin e korrikut. Pra deri nga data 27 korrik mbetemi nën ndikimin e kësaj vale, e cila është mirë-stacionuar tashmë prej shumë kohësh në të gjithë Evropën Jugore. Java tjetër do të jetë sërish me temperatura të larta. Pra, parashikohet që i nxehti të mbetet prezente deri në mesin e javës tjetër, ku do të kemi akoma ditë më të nxehta. Do të thoja që e shtuna do të jetë një ditë shumë e nxehtë, sepse në këtë fundjavë ne presim kulmin e këtyre temperaturave dhe të shtunën do të regjistrohet vlera më e lartë e kësaj vale, e cila do të jetë afërsisht 43 gradë celsius, kryesisht do ndihet jo më shumë se 43.2 gradë në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, që do të jenë zonat më të nxehta”.

Më tej, do të ketë rënie të lehtë.

Lajda Porja, metereologe: “Përsa i përket bregdetit, do të jetë në kushte shumë ideale. E shtuna do të jetë më e nxehtë, ndërsa e diela pak më e freskët me rreth 2 gradë më pak. Mëgjithatë bregdeti është në temperaturat 36 deri në 38 gradë celsius”.

Porja shton se gushti pritet të jetë disi më i freskët se muaji korrik.

Por edhe shtatori e tetori do të jetë stinë vere, pra frekuentimi i plazhit do të vijojë më gjatë nga më parë.

Lajda Porja, metereologe: “Do të kemi një spostim të verës këtë vit drejt shtatorit. Mungesa e temperaturave të larta dhe situata e freskët gjatë qershorit do të zëvendësohet në shtator, pasi edhe vera do të marrë disa ditë nga shtatori, pasi parashikohet që të ketë temperatura të ngjashme me ato të verës. Madje parashikohet që deri nga fundi i këtij viti të regjistrojmë temperatura më të larta se ç’jemi mësuar më parë”.about:blank

Lajda Porja shtoi se duhet të shmanget dalja në diell nga ora 11 deri në orën 17 kur rrezet e diellit janë edhe më të forta.

Scroll to Top