Lëshohet nga SPAK urdhri i arrestit për ish zv. kryeministrin Arben Ahmetajn.
Pas heqjes së imunitetin nga Kuvendi, është hapur rruga për arrestimin e tij nga ana e SPAK për akuzat e shumta që rëndojnë mbi Ahmetajn.
Ndërkohë që është në kërkim për tu arrestuar, Ahmetaj ndodhet jashtë vendit tonë dhe dyshohet se momentalisht është në Britani sipas avokatëve të tij.