Të paktën pesë persona kanë rënë në pranga pas operacionit të zhvilluara nga Gurdia di Finanzia kundër trafikut të narkotikëve.
Mediat italiane shkruajnë se janë sekuestr uar rreth 6 tonë kokainë, që besohet se mund të kapë vlerën e 1 mld eurove.
Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Palermos dhe i kryer nga Gico, ka nisur që mbrëmë. Dy anije u identifikuan dhe u bllokuan pas një ndjekjeje me avionë dhe varka patrullimi.
Të arrestuar kanë mbetur; Vincenzo .C 35 vjeç nga Bagnara Calabra, Kamel. Th, tunizian, 53 vjeç banues në Tricase; Sami .M, tunizian 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto; Yanis M. B. francez, 19 vjeç dhe shqiptari Elvis. Ll, 35 vjeç.