Përplaset për vdekje 58-vjeçari në Elbasan, zbardhen detajet

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Përparim.

Një automjet, i cili po lëvizte në këtë aks ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga një kalë dhe për pasojë ka humbur jetën një 58-vjeçar. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprakabout:blank

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin që drejtonte karrocën.about:blank

Drejtuesi automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *