JiL.al - Jeto i Lumtur

Tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë pistoletë, thikë dhe drogë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë operacionit në dalje të Shqipërisë,  është kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki.


Pas kontrollit në makinë dhe kontrollit fizik ndaj drejtuesit, policia kufitare gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top