Tymi pushton Vlorën, riaktivizohet sërish një vatër zjarri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sërish zjarr në fushën ku grumbullohen mbetjet në Vlorë. Flakët janë konstatuar prej mbrëmjes së djeshme dhe vatrat vijojnë të jenë aktive. Si pasojë e këtij zjarri, shtëllungat e tymit kanë mbuluar qytetin e Vlorës.

Kjo situatë përsëritet për të disatën herë gjatë këtij sezoni turistik. Dyshimet janë se zjarri i qëllimshëm.

Tre automjete të zjarrfikëses kanë shkuar për të mos lejuar përhapjen e flakëve.

Scroll to Top