Ngacmoi seksualisht 25-vjeçaren, e pëson keq ish ispektori i

Jil
Jil
1 Min Read

Një 25- vjeçare, punonjëse në një subjekt privat është dërguar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit. Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën pasi ajo ka marrë veten.about:blank

Nga deklarimet e vajzës, rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi A. Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat nga tronditja.

Sipas policisë, 25-vjecarja vuante nga epilepsia dhe ka pësuar tronditje emocionale për shkak të ngacmimit nga 55-vjeçari. E gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar një panel diellor në subjektin ku vajza punonte si pastruese.

Pas deklarimeve të 25-vjeçares me origjinë nga Trebinja e Mokrës, policia ka vënë në pranga Arian Memën me akuzën e ngacmimit seksual.

Arian Mema është i njohur për policinë, pasi për një ngjarje të tillë është akuzuar edhe në 2020, vit kur punonte si inspektor tatimesh në Drejtorinë e Tatimeve të Korçës. Pas arrestimit të atëhershëm, ai u shkarkua nga puna dhe punonte në sektor privat me shitje dhe montim panele diellorë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *