U fut për tu larë, por nuk doli më, mbytet në sy të gruas

Jil
Jil
1 Min Read

Itali- Një ngjarje e rëndë, raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme, ku një shtetas 52-vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali, pasi ishte futur në lumë për tu larë.

Agron Gjyla humbi jetën në sy të gruas, fëmijëve dhe miqve, me të cilët kishte dalë për një piknik buzë lumit Oglio.

Agron Gjyla, banor i Comezzano Cizzago, pas drekës kishte vendosur të bënte një zhytje për t’u freskuar. Disa burra nxituan menjëherë në ndihmë të tij, dhe arritën ta kthenin në breg, shkruajnë mediat italiane.

Me të mbërritur në vendngjarje, avioni dërgoi me urgjencë 52-vjeçarin në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë pak pas shtrimit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *