Greqia është jo vetëm në luftë me valën e të nxehtit por edhe me zjarret që kanë përfshirë disa zona.
Mediat greke shkruajnë se pesë rajone të vendit janë aktualisht në gjendje alarmi. Rodosi Jugor është dhe zona më e prekur nga zjarret ku për shkak të flakëve janë djegur shtëpi në fshatin Asklipeio dhe aktualisht vatrat janë aktivizuar edhe në fshatrat Gennadi dhe Vati .
Ndërkohë deri më tani janë evakuuar mira banorë dhe turistë që ndodheshin në këto zona rreziku.