I vendosën tritol në shtëpi, zbardhet dëshmia e biznesmenit

Jil
Jil
2 Min Read

Zbardhen të tjera detaje rreth shpërthimit me lëndë plasëse sot në një banesë në Shkodër. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 korrikut në banesën e shtetasit Sokol Shpendi në Shkodër. Nga shpërthimi i tritoli mësohet se ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që në banesë ndodhej familja e shtetasit Sokol Shpendi.

Sasia e eksplozivit është vendosur në derën hyrëse ndërsa shtëpia ndodhet disa metra më tutje dhe nuk ka pësuar dëme kjo edhe për shkak se sasia e lëndës plasëse sipas policisë vendore të Shkodrës ka qenë e vogël. Ndërkohë shpërthimi është dëgjuar në gjithë zonën, në lagjen “Tom Kola” në afërsi të spitalit rajonal të Shkodrës duke tronditur edhe banorët e tjerë që ndodheshin në gjumë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë duke nisur hetimet paraprake rreth kësaj ngjarje të ndodhur. Sipas burimeve shtetasi Sokol Shpendi prej vitesh është pronar i një hoteli në Shkodër. Deri më tani është ende e paqartë nëse sasia e lëndës plasëse lidhet me konkurrencën apo ka arsye të tjera. Mësohet se është e paqartë se kush mund të jenë autorët që vendosën tritolin në banesën e Sokol Shpendit, ndërsa policia është duke hetuar për t’i identifikuar dhe më pas arrestimin e tij.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 3:45 të mëngjesit kur në rrugë nuk ka qenë askush, gjë e cila e ka ndihmuar autorët të largohen me shpejtësi. Në banesë tjetër në afërsi të vendit ku ndodhi shpërthimi ndodhet kjo kamer sigurie, e cila mund të ketë fiksuar autorët gjatë momentit të vendosjes së lëndës plasëse në shtëpinë e shtetasit Sokol Shpendi. Policia ka sekuestruar kamerën e sigurisë, por edhe të tjera në zonën përreth duke u munduar që të identifikojë autorët edhe pse pamja nuk është shumë e qartë për shkak të errësirës që në këtë rast favorizon personat që vendosën sasinë e tritolit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *