Mediat italiane kanë publikuar emrin dhe foton e 24-vjeçarit shqiptar që u vra dje në Padova. Ai është Albert Deda.
I riu u qëllua për vdekje me thikë në gjoks nga dy shqiptarë të tjerë 26 dhe 28 vjeç, të cilët u arrestuan mbrëmë pak përpara mesnatës.
Autorët kishin edhe plagë të vogla me thikë në duar. Dyshimet e para sipas mediave italiane janë se kemi të bëjmë me larje hesapesh.
about:blank
Si ndodhi?
“Vrasja ndodhi në orën 14:00 të një të diele me diell në korrik. Tre shqiptarë mbeten në tokë. Një i vdekur është 24 vjeç.about:blank
Goditjet në gjoks nuk i dhanë mundësi. Me të mbërritur ekipet e shpëtimit u përpoqën, por menjëherë u kuptua se fati i tij ishte vulosur.
Dy të plagosurit janë përkatësisht 26 dhe 28 vjeç. Autorët njiheshin me të plagosurit dhe viktimën. Ndoshta askush nuk hodhi hipotezën se mosmarrëveshja do të përfundonte me gjakderdhje.about:blank
Përplasja u zhvillua në një mjedis banimi në lagjen Forcellini ku drama të këtyre përmasave nuk kishin ndodhur asnjëherë para ditës së djeshme, 23 korrik” shkruajnë mediat italiane.