Putini nënshkruan ligjin që rrit kufirin e moshës për rezervistët

Jil
Jil
2 Min Read

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi një ligj që rrit kufirin e moshës për rezervistët ushtarakë për pesë vjet.

Sipas ligjit të ri, i cili u nënshkrua më 24 korrik, mosha maksimale e ushtarëve dhe rreshterëve rezervistë rritet nga 35 në 40 vjeç. Mosha maksimale e oficerëve të rangut të mesëm në rezervë rritet nga 45 në 50 vjeç dhe e oficerëve të lartë në rezervë nga 50 në 55 vjeç.

Gjatë çdo mobilizimi, mosha maksimale e oficerëve rezervistë rritet me pesë vjet të tjera. Ky ligj krijon kushtet për punësim shtesë gjatë mobilizimit. Ai gjithashtu mundëson mobilizimin e pjesëmarrësve në kampet e trajnimit të luftës, rekrutimin e personave që tashmë janë mobilizuar, si dhe ruan statusin e rezervistit për rusët që kanë marrë leje qëndrimi ose shtetësi të një vend tjetër.

Ndryshimi i ligjit vjen në kohën kur Ukraina ka filluar një kundër-ofenzifë ndaj Rusisë. Të hënën, Rusia e ka akuzuar Ukrainën se është mbrapa sulmeve me dronë që i kanë dëmtuar të paktën dy ndërtesa në Moskë, në mëngjesin e së hënës. Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, ka raportuar se një dron ka rënë afër Ministrisë së Mbrojtjes.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se sulmet me dronë i kanë goditur ndërtesat “jo të banueshme” rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *