Turqia dënon ashpër djegien e Kuranit në Danimarkë

Jil
Jil
1 Min Read

Turqia ka dënuar ashpër “sulmet e ulëta të përsëritura” ndaj Kuranit, duke i bërë thirrje Danimarkës të ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar “aktet e tilla të neveritshme”, sipas Anadolu.about:blank

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në një reagim me shkrim tha se dënojnë “në termat më të ashpër të mundshëm sulmet e ulëta të përsëritura ndaj librit tonë të shenjtë, Kuranit të Shenjtë”.

“Autoritetet daneze duhet të veprojnë brenda kuadrit të përgjegjësive të tyre ndërkombëtare dhe të marrin masat e nevojshme për të parandaluar këto akte të urryera që nxisin urrejtjen kundër fesë së Islamit dhe miliarda ndjekësve të saj”, theksoi ministria turke.

Reagimi i ministrisë turke vjen pasi sulmet ndaj Kuranit vazhduan në kryeqytetin Kopenhagë të Danimarkës, pasi anëtarët e grupit ‘Danish Patriots’, të njohur për qëndrimin e tyre anti-islamik dhe ultra-nacionalist, sot dogjën dy kopje të Kuranit.

Muajt e fundit janë parë akte të përsëritura të djegies apo përdhosjes së Kuranit apo përpjekjet për ta bërë këtë nga figura apo grupe islamofobike, veçanërisht në vendet e Evropës veriore dhe ato nordike.

TAGGED:
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *