Policia ka dhënë detaje nga mbytja e 20-vjeçarit në plazhin e Velipojës.
Sipas uniformave blu, i riu sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën.
Dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.