JiL.al - Jeto i Lumtur

Italia në ‘mëshirën’ e motit, zjarr në jug dhe stuhi në Veri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zjarrfikësit po luftojnë kundër zjarreve në jug të Italisë, ku flakët po ndihmohen nga erërat e forta dhe temperaturat përvëluese. Gjatë natës, 15 persona u evakuuan nga një zonë e kërcënuar nga flakët që kanë pushtuar ishullin e Sicilisë. Ata janë parë duke mbajtur valixhe në duar dhe duke u shoqëruar nga personeli i forcave ajrore italiane dhe zjarrfikësit, pasi vija e zjarri ishte shumë pranë.

Natyra shkatërruese e zjarreve është e dukshme, por ajo po merr edhe jetë njerëzish, siç ishte rasti i një gruaje 88-vjeçare në Sicili, që ndërroi jetë pasi u sëmur, teksa zjarret penguan shërbimet e emergjencës të shkonin tek ajo.

Gjithashtu, mbi 200 persona në Palermo kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit të zjarreve.

Të martën, flakët rrethuan aeroportin e Palermos, duke detyruar autoritetet ta mbyllnin atë për arsye sigurie. Por për shkak të temperaturave që arrijnë deri në 47 gradë Celsius, asfalti i pistave u shkri dhe fluturimet u anuluan.

Por ndërsa jugu i Italisë digjet, stuhi të dhunshme kanë përmbytur veriun e vendit. Shira të dendura dhe erëra të forta kanë goditur qytetet Milano, Vareze dhe Breshia, duke shkaktuar rrëzimin e shumë pemëve dhe përmbytjen e rrugëve.about:blank

Edhe transporti publik pësoi dëme të ndjeshme dhe pezullim të lëvizjeve.

Scroll to Top