Autopsia jep përgjigjen përfundimtare, ja pse vdiq anëtari

Jil
Jil
2 Min Read

Mjekësia ligjore ka publikuar rezultatet përfundimtare për muxhahedinin 78-vjeçar Ali Mostashari.  Bëhet me dije se 78-vjeçari humbi jetën nga një arrest kardiak ditën e 20 Qershorit, kur policia zhvilloi aksionin në kampin e MEK. Ky është përfundimi i ekzaminimeve të bëra nga Mjekësia Ligjore. Në raportin që mediat disponojnë, thuhet se vdekja i ka ardhur si pasojë problemeve në zemër, si dhe nga agravimi i organeve të tjera jetësore, për shkak të mostrajtimit mjekësor.


“Ndryshimet organore janë pasojë e sëmundjeve nga të cilat ka vuajtur viktima. Shkaku i vdekjes së shtetasit Ali Mostashari ka qenë koronaroskleroza e avancuar me mekanizmin e infarktit të freskët të muskulit të zemrës.”

Sa i takon disa shenjave të konstatuara në trupin e viktimës, në raportin mjeko-ligjor thuhet se janë shkaktuar nga rënia në momentet e fundit të jetës.

“Dermishtjet e vërejtura në kokë, hundë dhe gjymtyrët e poshtme si edhe ekimozat e vërejtura në anën e djathtë të fytyrës me mundësinë më të madhe duhet të jenë shkaktuar si pasojë e rrëzimit në momentet e fundit të jetës.”


Ekspertët mjeko ligjorë kanë konkluduar se Ali Mostashari ka ndërruar jetë mes orës 10:00-12:00 të paradites së 20 Qershorit. Ekzaminimi i trupit të tij është bërë 8 deri 10 orë më pas.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *