Për afro 50 minuta, kryeministri Edi Rama mblodhi me dyer të mbyllura Asamblenë e Partisë Socialiste.
Në këtë mbledhje u morën dy vendime. I pari emerimi i Bledi Çuçit si kryetari i grupit parlamentar të PS, i cili zevendesoi Taulant Ballen, por edhe emerimin e Blendi Klosit si sekretar i Përgjithshëm i PS.
Gjithashtu mësohet se fokusi i takimit ka qenë edhe analiza e zgjedhjeve të 14 majit për pushtetin vendor, analiza e punës së çdo ministrie dhe strukturave organizative të partisë dhe te zgjedhjet e ardhshme.
Kujtojmë se më herët u përfol për shkarkimin nga detyra të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, gjë që u mohua nga vetë ajo, por edhe nga kryeministri Rama.
Mbledhja e Asamblesë vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim pas dy ditëve.
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë qeverinë në një takim informal më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë.