Biznesmeni ngre alarmin: Nuk do na vijnë më investitorë

Jil
Jil
1 Min Read

Biznesmeni Edvin Prençe ka folur për rënien e euros dhe ndikimin që ka pasur kjo e fundit tek sektori i tyre.

Në një intervistë, ai theksoi se sektori i tyre ka pasur një rënie prej 9 milionë eurosh ndërsa shtoi se do të jetë e vështirë që të ju vijnë investitorë të huaj.

Mes të tjerash ai nënvizoi se në fillim të shtatorit shumë biznese do e kenë të vështirë që të rindezin makineritë e tyre.

“Sektori ynë ka një rënie prej rreth 9 milion euro ose 900 mln lekë të reja. Situata është e frikshme. Po ta marrim në nivel të të gjithë eksportuesve që nga fillimi i vitit është një humbje në rreth 100 milion euro. Situata është shumë e disfavorshme ose mund të themi e frikshme pasi shumë biznese tani kanë mungesë të theksuar likuiditeti. Ka biznese që tani po fillojnë të reduktojnë linjat e tyre prodhuese duke pasur një mungesë të theksuar dhe pse jo dhe të porosive që vijnë nga jashtë. Shumë biznese në fillim të shtatorit do e kenë të vështirë të rindezin makineritë e tyre. Mos-rindezja e këtyre makinerive do të ketë dhe një impakt social’- tha ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *