Shkoi të shpëtonte kafshët, bariu grek gjendet i djegur nga zjarret

Jil
Jil
1 Min Read

Një bari i zhdukur në Magnezi është gjetur i vdekur pas zjarrit në Velestinë, raportojnë mediat greke.

45-vjeçari Aristidis Kolioupa po përpiqej të shpëtonte kafshët e tij kur flakët rrethuan vendin.

Ai ishte me vëllain e tij në stanin e deleve, por ky i fundit u largua kur pa zjarrin. Ndërkohë që 45-vjeçari vendosi të qëndronte dhe t’i çonte kafshët më lart në mal.

Kamera e ERT kishte regjistruar 45-vjeçarin duke bërtitur me kohë për kafshët e tij. Në fakt, ai vetë shkoi për t’i shpëtuar pa asnjë masë paraprake. Gazetarët dhe kameramanët u larguan nga vendi pasi një zjarr që po iu afrohej po i rrezikonte, ndërsa bariu nuk hoqi dorë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *