I hasim shpesh ata që mbledhin materiale të riciklueshme në koshat e plehrave.
Pothuaj në çdo qytet ka të tillë. Edhe në kryeqytetin, Tiranë janë të shumtë. Madje kanë ndarë edhe zonat e kontrollit.
Dhe kur ‘kontrata’ shkelet atëhere nisin sherret.
I tillë është edhe ky konflikt në qendër të Tiranës.
Dy prej atyre që mbledhin materiale janë përleshur mes tyre.
Skena është sa dramatike, aq edhe e trishtë!