Një helikopter u rrëzua në Siberi të Rusisë më 27 korrik, duke lënë gjashtë persona të vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur, njoftuan zyrtarët rusë të emergjencës.
Helikopteri i llojit Mi-8 në Republikën Altai në Siberinë jugore mori flakë teksa po ateronte dhe u përplas me një linjë elektrike, tha dega e Ministrisë së Emergjencave të Rusisë në Altai. Kjo zyrë publikoi një deklaratë në internet, ku shihej një foto e rrënojave të helikopterit të vënë në zjar