‘Surprizat’ e motit, stuhia dhe era ‘zbrazin’ plazhin e Divjakës

Jil
Jil
2 Min Read

Stuhitë e erës kanë bërë që plazhi i Divjakës të boshatiset nga pushuesit. Shezlongët janë zhytur në ujë, dallgë të forta nuk lejojnë plazhistët të futen në det. Kapriçot e papritura të motit kanë bërë që plazhi i Divjakës të zbrazet nga pushuesit.about:blank

Era e fortë dhe dallgët e forta, kanë bërë që pushuesit të largohen dhe mjetet lundruese buzë detit të mbeten në kurth

“E ka mbytur, ca të bëjmë ne. era e fortë ka 3 ditë nuk pushon. Pushuesit nuk rrinë dot në shezlong se është i mbushur me ujë. Unë kam 3 orë që kam ardhur s’di ku të ulem. Duhet të kenë kujdes prindërit se njëherë bëhet e keqja, dje janë mbytur shezlongë nga era e keqe. Nëse vijon gjendja si sot nuk vazhdohet dot plazhi. Lekët i harxhojmë dhe s’po hyjmë në ujë fare, po qe kështu detyrohem të iki”, tha një pushues.

E megjithatë, ngritja e flamujve të kuq që ndalon futjen në ujë të pushuesve, disa prej tyre kanë vijuar të notojnë pa respektuar rregullat dhe të mos i binden urdhrit të rojës bregdetare

 “Njerëzit nuk binden, ngela duke i rënë bilbilit. Përgjegjësi mbaj unë nëse ndodh gjë e keqe” tha vëzhguesi i plazhit, Edi Berolli.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *