Zjarret në Greqi marrin përmasa të mëdha, flakët përfshijnë

Jil
Jil
1 Min Read

Zjarret në Greqi kanë marrë përmasa edhe më të mëdhaja, pasi raportohet se flakët kanë përfshirë magazinat e municioneve. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Volos, aty ku ndodhet edhe një magazinë municionesh në bazën ajrore të Nea Aghialo.

Mediat greke kanë publikuar edhe momentet e shpërthimit. Madje një nga gazetaret e ERT bërtet e tmerruar sapo dëgjon shpërthimin.

“Nuk e kam përjetuar as në luftë”, u shpreh gazetarja Elena Apostolidou.

Si pasojë e shpërthimeve janë thyer xhamat në shumë shtëpi, kryesisht në Nea Anchialos, ndërsa vala goditëse që ka mbërritur në Volos ka bërë që shumë banorë të largohen nga banesat e tyre.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *