Balla: Kategoria e policëve që do të marrin shtëpi nga shteti

Jil
Jil
2 Min Read

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot për një inspektim në terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit. Gjatë bisedës Balla e vuri theksin tek evidentimi i veprave penale që lidhen me forma të ndryshme të trafikimit të narkotikëve apo paligjshmëri të tjera.

“Është shumë e rëndësishme ta ruajmë pikën tonë të kalimit kufitar të Portit të Durrësit si një pikë të rëndësishme dhe të besueshme për vendet e BE, jo vetëm me fqinjin tonë Italinë.

Ndaj duhet që të rrisim fuqinë tonë kontrolluese, por kjo nuk duhet të prekë aspak cilësinë e shërbimit ndaj të gjithë udhëtarëve që kalojnë përmes portit të Durrësit. Duhet që t’i presim me respekt të gjithë ata që do kalojnë këtu, gjatë gjithë kësaj vere, dhe t’i përcjellim po me respekt të gjithë ata që do rikthehen”, tha ministri.

Balla garantoi çdo punonjës të Policisë së Shtetit se qeveria do të jetë pranë të gjithë punonjësve të policisë duke ofruar mbështetje nisur nga banesa.

“Shumë shpejt do të fillojmë të aplikojmë për të gjitha familjet e reja, për çdo punonjës policie nën 40 vjeç, që është një familje e re, ka nevojë për t’u trajtuar me një banesë, ne do ta fillojmë brenda këtij viti me 100 banesat e para.about:blank

Pastaj besoj se gjatë vitit 2024 do të kemi edhe 300 banesa të tjera dhe ndërkohë që bashkë me bashkitë, edhe me bashkinë e Durrësit këtu ku jemi, por edhe me bashkitë e tjera, do të gjejmë forma të tjera për të mbështetur çdo punonjës policie, me çdo lloj forme për çdo lloj halli që mund të ketë”, nënvizoi ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *