JiL.al - Jeto i Lumtur

Publikohen përgjimet që fundosin biznesmenin: Pasi porositën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin e SPAK një ditë më parë, ku si finalizim i tij në pranga ranë ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasannega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.

Mësohet se biznesmeni Gjoka ka dalë në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi te tjera për të realizuar vrasjen, por me vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptarë.

Ndërkohë, në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve.

Mësohet se në biseda Pëllumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetëm vrasja të kryhet. Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020 të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.

Scroll to Top