Ndërsa kemi lënë pas një valë të nxehti që karakterizoi pjesën më të madhe të korrikut, nga e mërkura
Temperaturat në vendin tonë janë ulur ndjeshëm si pasojë e masave të ftohta.
Sipas parashikimit nga Meteoalb, temperaturat në fundjavë pritet të rritet me 2 gradë.
“Temperatura komode në fundjavë, do të kemi një rritje të lehtë,” tha Hakil Osmani.
Sinoptikani Hakil Osmani pohoi se nuk pritet një rikthim i valës së të nxehtit ekstrem.
“Fillimi i gushtit ska sinjale për temperatura aq të larta. Do jenë rreth 36 gradë. Do ketë dhe temperatura pak mbi 39 po do jenë fraksione të shkurtra,” tha ai.
Gjatë muajit gusht nuk përjashtohet mundësia e stuhive tropikale dhe rreshje të shkurtra shiut, parashikojnë meteorologët, ndërsa shtatori pritet të karakterizohet nga dielli dhe temperatura mbi 31 gradë.