Si nisi konflikti mes biznesmenit Gjoka dhe Musabelliut?

Jil
Jil
1 Min Read

Detaje kanë dalë në lidhje me shkakun pse Pëllumb Gjoka u konfliktua me Kleanth Musabelliun. Në përgjimet e aplikacioneve Encro Chat dhe SKY janë zbuluar se Ervis Martinaj ka qenë ai që ka kërkuar vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër nga banda e Bajrave, ndërsa Martinaj vetë ka marrë përsipër vrasjen e Kleanthi Musabelliut në Tiranë. Bajrat e donin të vrarë Musabelliun me porosi të biznesmenit dhe investitorit strategjik të shpallur nga qeveria Rama, Pëllumb Gjoka.about:blank

Por si lindi konflikti mes Gjokës dhe Musabelliut?

Fillimisht kanë qenë fëmijët e këtyre dyve që kanë zënë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që Musabelliu kishte shkuar për të sqaruar ngjarjen me Gjokën. Në këtë moment Gjoka së bashku me disa persona të tjerë e kanë zënë me grushte Musabelliun, ndërsa ky i fundit ka qëlluar me armë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Pazarit të Zi në Tiranë, ku Gjoka mbeti i plagosur në këmbë nga Musabelliu.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *