Dosja e bujshme e SPAK në të cilën fundosi me përgjimet e EncroChat, ish shefin e Operacionales, Oltion Bistri, Prokurorin Xhevahir Lika dhe ish drejtuesin e policisë së Shkodrës, Ardit Hasanbega si dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka ka nxjerr në pah dhe një tjetër ngjarje të rëndë, atë të përfshirjes së personit të arrestuar se do vriste kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas dosjes së SPAK, ish shefi i operacionales, Oltion Bistri rezulton se ka biseda telefonike me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa ai i ka toleruar këtij të fundit shkelje në biznesin me lojëra fati.
Në mes të kërkuarve në dosje del edhe emri i Prekë Kodrës, i skeduar edhe si personi që dyshohet se do vriste kryeministrin Albin Kurtin.
Në dosjen hetimore theksohet se Gjon Boriçi u vra nga grupi i Bajrave për llogari të Ervis Martinajt, teksa ky i fundit nuk do jepte para për vrasjen eliminim, por do ta shlyente ‘borxhin’ me ekzekutimin e Kleant Musabelliun.
Kujtojmë se 15 personat që SPAK lëshoi urdhër arreste, 6 të arrestuar tashmë dhe 9 të shpallur në kërkim janë: