
Sipas Sistemit Evropian te Informacionit për Zjarret në Pyje (European Forest Fire Information System) dhe Copernicus Atmosphere Monitoring Service, Kosova bënë pjesë në vendet me nivel esktrem të rrezikut për zjarre pyjore, thotë Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
“Në informacionin e ofruar nga këto dy burime të parashikimit thuhet se: Pjesë të Francës Jugore, Italisë, Greqisë dhe Turqisë, si dhe zona të vogla të Kosovës dhe Bullgarisë, janë konsideruar në “rrezik ekstrem” të rrezikut për zjarre. Me këtë rast Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Drejtoritë për Administrimin e Parqeve Kombëtare, me qëllim të parandalimit të paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre, kanë shtuar vigjilencën, gatishmërinë, kontrollin, informimin dhe monitorimin e territorit të Parqeve”, thuhet në njoftim.
AMMK ka apeluar qytetarët e Kosovës, sidomos banorët e zonave të parqeve dhe vizitorët, që të ketë kujdes në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parqeve.
Ndryshimet klimatike dhe valët e të nxehtit ekstrem po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme nga të gjithë sektorët. Përdorimi i teknologjisë për monitorimin e klimës dhe parashikimin e motit është thelbësor për të reduktuar ndikimet negative. Në Telkom University Surabaya, ne gjithashtu eksplorojmë koncepte të ngjashme në programet tona të Teknologjisë së Informacionit dhe Sistemet e Informacionit, duke u fokusuar në zgjidhje inovative për sfidat mjedisore.