JiL.al - Jeto i Lumtur

E rëndë në Itali! Shqiptari masakron me sëpatë fqinjën në sy

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shqiptar ka masakruar me sëpatë një 63-vjeçare në Noriglio, një fshat i Rovereto në Itali. Mediat italiane raportojnë se një 48-vjeçar me origjinë shqiptare, fqinj i viktimës, priti jashtë shtëpisë infermieren, e cila kishte dalë në pension. Ai e goditi atë dy herë me sëpatë, duke i thyer kokën dhe fytyrën, ndërsa e moshuara humbi jetën.

Gruaja u vra para syve të nënës së saj 80-vjeçare, djalit të saj 30-vjeçar dhe disa familjeve që ishin në rrugë në atë moment. Ndërkohë, pas krimit, babai i dy vajzave adoleshente është vetëdorëzuar pas krimit.

Vrasja ka ndodhur pas sherreve të vazhdueshme që kishin me vite të tëra, me kërcënime, ofendime dhe ankesa. Mara Fait ishte sulmuar edhe më parë nga autori. Dje ajo po kthehej nga supermarketi pasi kishte bërë pazar me nënën e saj të moshuar dhe të sëmurë. Në vitin 2015 ajo ishte gjithashtu kandidate për Bashkinë e Rovereto, në listën e Marco Zenatti “Project Rovereto City”.

Scroll to Top