“Për 100 mijë euro e vras vetë”/ Detaje nga vrasja e Gjin Ndojit

Jil
Jil
1 Min Read

Edmond Preka shoferi i Pëllumb Gjokës rezulton në dosjen hetimore të SPAK, se në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shenjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.

Vrasja e Gjin Ndoj Boriçit ka dyshime se është kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij. Në një tjetër episod ku dyshohet se Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve.

Sipas SPAK Edmond Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje.

Atentati dështoi në rrethana të pa qartësuara deri më sot nga autoritetet.Plani për vrasjen e ish policit fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri, i cili flet me Gjokën dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb. Ata kërkonin 100 mijë euro, teksa Gjoka i thotë që nëse është nevoja jepu më shumë. Por Bajri del garant duke i thënë që për kaq para do ta bënin vetë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *