Rrezikuan të mbyteshin, policia kufitare e Vlorës i vjen

Jil
Jil
2 Min Read

Shërbimet e Policisë Kufitare në Vlorë dhe në Durrës iu shkojnë në ndihmë në 3 raste, disa turistëve që rrezikuan të mbyteshin në det. Mesditën e sotme, një shtetase ka telefonuar për të kërkuar ndihmë, pasi anija turistike me të cilën ajo po lundronte bashkë me 27 shtetas të tjerë, kishte pësuar defekt, në zonën e Karaburunit. Disa minuta më pas, 2 shtetas finlandez kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi në zonën e quajtur “Shpella e Piratëve”, kishin humbur kontrollin e mjetit lundrues kanoe, për shkak të dallgëve dhe e kishin të pamundur kthimin në breg. Menjëherë, dy skuadra të Policisë Kufitare Vlorë janë nisur bashkë me mjetet lundruese të Policisë Kufitare, në vendet ku kishin ngelur në det dy mjetet lundruese. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë Kufitare ka bërë të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen në breg të mjetit lundrues anije turistike me 28 pasagjerë në bord dhe të mjetit lundrues kanoe me të cilin lundronin dy shtetasit finlandezë. – Gjithashtu, në plazhin e Spillesë, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, bashkë me rojën e plazhit, kanë shpëtuar 2 shtetas që rrezikuan të mbyteshin ndërkohë që po laheshin në det. 44-vjeçari dhe djali i tij 9 vjeç u nxorën në breg dhe iu dha ndihma e parë. Të gjithë shtetasit që rrezikuan që mbyteshin në det, aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë Kufitare, që i shkuan në ndihmë në kohë rekord.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *