Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Maliq, kush…

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin, Zemblak të Maliqit, ku bashkëshorti ka vrarë dhe ka hedhur në kanlin e ujërave të zeza bashkëshorten e tij. Autori i krimit të rëndë është shtetasi Gjergji Mullalli, ndërkohë që viktima është 46-vjeçarja, Luiza Mullali.

Burime bëjnë me dije se çifti ishte në proces divorci dhe kishin konflikte të vazhdueshme me njëri tjetrin.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës”, njofton policia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *