Nga e hëna, transporti urban në Tiranë do jetë i përgjysmuar

Jil
Jil
1 Min Read

Prej së hënës, në të gjitha linjat urbane të Tiranës do të ketë më pak mjete në qarkullim. Ky vendim është marrë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, me të cilën po përballen operatorët e këtyre linjave.

Lajmi është përcjellë nga Unioni i Transportit Publik, ku thekson se mungesa e mbështetjes dhe e bashkëpunimit, e ka bërë të pamundur që në kushtet aktuale të vazhdojnë punën.

Ndodhur në këto kushte, kanë marrë vendimin për të reduktuar mjetet e transportit publik në Tiranë. Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse, të nisin një dialog konstruktiv, për të adresuar shqetësimet financiare.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *